Standard.al

‘Rasti Pjetri’/ Gjekmarkaj: Të paditet Rama për dëmtimin e imazhit të Shkodrës!

0

Kuotat e Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Shkodrës në momentin qe po flasim janë shtat pash nën dhe!

Kështu shprehet në një analizë të tijën analisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj.

Teksa i referohet rastit të Valdrin Pjetrit, kandidatit të PS për bashkinë Shkodër, që rezultoi i dënuar në Itali, Gjekmarkaj shprehet se, katolikët e Shkodrës duhet të padisin shefin e qeverisë për dëmtim imazhi për 6 vitet e qeverisjes së tij.

“Me presione tipike “rilindase”, joshje e propagandë mori vetëm 6% të votuesve! Një rekord ky i përbuzjes shkodrane!  Nuk po flasim këtu thjeshtë për katoliket të cilët tanimë do duhej simbolikisht ta padisnin shefin e qeverise për dëmtim imazhi ne këto 6 vite por për shumicën absolute te qytetarëve te Bashkise së madhe të Shkodrës”, shkruan ndër të tjera Gjekmarkaj.

Analiza e plotë e Agron Gjekmarkajt:

Kuotat e Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Shkodrës në momentin qe po flasim janë shtat pash nën dhe! Edhe para se ti ndodhte denoncimi nga opozita për çështjen  e Valdrin Pjetrit i kishte për mo zo ma keq!  Me presione tipike “rilindase”, joshje e propagandë mori vetëm 6% të votuesve! Një rekord ky i përbuzjes shkodrane!  Nuk po flasim këtu thjeshtë për katoliket të cilët tanimë do duhej simbolikisht ta padisnin shefin e qeverise për dëmtim imazhi ne këto 6 vite por për shumicën absolute te qytetarëve te Bashkise së madhe të Shkodrës!

Megjithatë kjo mazhorancë si kurrë më parë nuk pyet më në ka Kushtetutë apo ligje duke u sjelle defakto me logjikë junte! Absurdi nuk ka fund njësoj si marrëzia dhe kurajoja e Edi Ramës! Prej dy ditësh propagandojnë që këshilli bashkiak monist paska te drejte me zgjedhë nënkryetar bashkie! Kjo ben me qesh edhe qentë e macet e rrugës! Po nuk besuat dilni e shikoni si qeshin me piskame e kuturisje!

Me këtë logjikë nesër me vendim të këshillit të ministrave ditëlindjen e vet e shpall feste kombëtarë, Erjon Braçen shenjtor si Eleonoren, Gent Cakajn sadrazem e kështu radhë çudira pa fund! Mendjet e thara e te kripura me delir prodhojnë te tilla çmeritje te cilat do shoqërojnë portretin e Rilindjes kur te percillet drejt historise! Habi shkakton fakti sesi një njeri si Çesk Millja Prefekti i Shkodrës nje person i respektuar nga komuniteti ku punon, i cili e di fort mirë qe do e shesin sa hap e mbyll sytë nga i pari tek i fundit shndërrohet në kalores paligjshmërie ! Urdhri i Edi Rames nuk është parabol biblikë! Po sikur e jetë çmendur i gjati të gjithë do te çmenden?!

Te vihet ne rendin e dites palo keshillit vleshmeria e mandatit te Kryetarit te bashkise dhe per me teper zgjedhja e nenkryetarit nga ky keshill eshte dhune e pastër, thyerje e çdo barriere logjike njësoj si te hysh ne nje dyqan dhe te marresh kostumet qe te pelqejne, te mos paguash e ne fund t’i kepusesh edhe nje shpulle shitesit! Duhen supe te forta per te mbajtur danga e zhiga te tilla!

Por në Shkoder nuk testohet Edi Rama e as vartesit e tij te depersonalizuar! Ne qytetin e veriut testohet Opozita dhe Lideri i saj Lulzim Basha! Ajo dhe ai atje kanë humusin e tyre politik, mbeshtetjen absolute madje edhe te drejten morale para e sidomos pas dorëheqjes se Pjetrit per te çeshtejn e te cilit shkelqeu Gazmend Bardhi! Edi Rama edhe kur kandidon përballë vetes gjen kantidate me te shkuar te erret merret me mend kur ka opozitën përballë! Per Shkodren Lulzim Basha do duhej te adoptonte te njejten sjellje si ate per teatrin! Aty duhej vene nje vije e kuqe qe nuk behet llastik! Nese ka dhëmbë opozita duhet ti nxjerre per te mbrojtur nje qytet nga poshtërimi flagrant por edhe veten nga terheqjet e vazhdueshme! Nga Shkodra opozita dhe Basha mund te ndryshojne trajektoren e udhetimit te tyre politik! Atje po sharrohet me ngerdheshje shtylla kurrizore e shtetit, Kushtetuta! Atje Edi Rama ka vetem mercenare ndersa Lulzim Basha popullin por duhet ti prije per te mbrojtur aq pak sa ka mbetur prej demokracise shqiptare! Perdhunuesi serial i ligjit duhet ndaluar ose te gjithe ne me Bashen te parin e meritojme perdhunimin!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.