Standard.al

Për konfliktet…

0

Nga Artan Fuga

Kurre mos kerkoni te zgjidhni ne menyre te njeanshme, aty per art, me vetegjyqesi, konfliktet, sidomos gjate stines me diell, sidomos me te panjohur, sepse mund te perfundojne keq.
Dialogu, kerkimi i mbeshtetjes te opinioni, mosfyerja, drejtimi te organet e rendit a po autoritetet jane zgjidhja e keshilluar.

Edhe nese ne nje moment demtohen interesat tuaja me mire mbrojini ato me pas duke iu drejtuar organeve qe duhet t’i trajtojne sesa te beni te fortin edhe kur kujtoni se keni te drejte.

Edhe ai qe nuk ka te drejte kujton se ka te drejte.

Mos ikni pa paguar edhe kur ushqimi.nuk ju ka pelqyer, edhe kur personeli ju duket fyes. Ankohuni ose abandonojeni ate lokal, shkruani kunder tij, flituni miqve keq, hidheni ne gjyq, ose mend per here tjeter.

Por kurre ikje pa paguar.Edhe lajmerimi ne dyqane se po te mos ju japin fature mos paguani, nxit konfliktet. I gabuar rende. Nese nuk te japin fature mos merr mallin, por mos ik pa paguar.

Urtesia, ligji, etika jane rruget per zgjidhjen e cdo konflikti.

Konflikti karakterizohet nga pershkallezimi. Pose de beni gabimin se ne cast e keni pershkallezuar, atehere te dy palet veprojne me veten e tyre sikur jane ne vetembrojtje.

Konflikti personal po shkoi aty, degjeneron.

Numuroni deri ne 10 nese jeni te nxehur.

Beni yoga!

Mbi te gjitha mbani mend: edhe kur ju duket se keni te drejte, ashtu i duket edhe tjetrit, dhe edhe kur ju duket se keni shume te drejte, nuk jeni ju se mund te gjykoni veten tuaj, aq me pak tjetrin.

Mijra vjet urtesi na mesojne kete.

Sa per karakteret, une kam njohur shqiptare, spanjolle, kineze, gjermane, etj, gjaknxehte e cakmake sa te duash.

Kurre nje video e paplote nuk mjafton per te gjykuar origjinen e konfliktit.

Kush dhunon tjetrin ne cdo menyre eshte i pacivilizuar. Ndalimi i cdo dhune, hapi i pare, pastaj gjejme kush ka te drejte, ndalimi i vetegjyqesise.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.