Standard.al

Pas largimit të Vangjush Dakos, Durrësi në festë…

0

Kur Vangjush Dako ishte në qendër të akuzave për përgjimet e bandës së Shijakut, në gjithë justifikimet që dha, në opinion ngjiti më shumë shprehja e tij: “Unë jam i pastër si akullore”.

Por në Durrës akullorja nuk është vetëm shprehje. Tashmë qyteti bregdetar ka dhe një festë që i dedikohet kësaj ëmbëlsire. Festa quhet “Akullore si dikur” dhe sot është organizuar nga pasardhësja e Dakos në krye të bashkisë së Durrësit, Valbona Sako dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Organizatorët thotë se festa është një rastësi dhe nuk ka lidhje me ish-kryebashkiakun. Por janë vetë komentuesit në rrjetet sociale, që i kërkojnë kryebashkiakes së dalë nga votimet e kontestuara të 30 qershorit, që të bëjë kujdes me akulloret.

““Akullore si dikur” një tjetër nga festat e traditës që organizon qyteti jonë në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit.Në falenderim shkon për artizanët tanë që cojnë përpara këto tradita. Bashkia Durrës synon pikërisht organizimin e festave të tilla, jo vetëm për promovimin e produkteve por edhe të takimit me njëri tjetrin”,- shkruan Sako në një postim në Facebook.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.