Standard.al

FOTO/ Arrestohet në flagrancë 19-vjeçari në Durrës, iu gjet lëndë narkotike Cannabis sativa

0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje  të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit  Xh.B., 19 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza  me lëndë narkotike Cannabis sativa  të futura në qese  farmaceutike gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.