Standard.al

Dalin të tjera detaje për kufomën e Durrësit…

0

Policia e Shtetit ka reaguar në mënyrë zyrtare për kufomën e gjetur në det nga një peshkarexhë.

Policia thotë zyrtarisht se trupi i gjetur nuk ka shenja dhune dhe nuk ka qenë i mbështjellë.

‘Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë’, bën të ditur policia.

Reagimi zyrtar nga Policia e Shtetit për kufomën në Durrës:

Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë.

Nga këqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.