Standard.al

‘Zotërinj, ju lutem prisni… Mos u largoni pa kuponin tatimor’/ Shpërthen rrjeti në ironi pas ngjarjes me turistët spanjollë

0

Dhuna ndaj turistëve spanjollë në jug të vendit vazhdon të komentohet në rrjetet sociale.

Pesë turistë spanjollë raportohet u dhunuan barbarisht nga pronari i lokalit dhe të afërm të tij dhe shkak dyshohet pakënaqësia e turistëve me ushqimin e servirur nga restoranti.

Ata janë dhunuar dhe kërcënuar nga pronari i restorantit, si dhe u është thyer xhami i makinës me të cilën lëviznin.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar foto dhe video që tregojnë furgonin e shkatërruar me të cilin udhëtonin turistët spanjollë.

Fatmirësisht turistët kanë mundur të largohen disa kilometra deri sa kanë parë një patrullë të policisë.

Ngjarja është bërë frymëzim edhe për meme në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë ironitë dhe talljet me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Turizmit Bledi Klosi.

 

 

 

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.