Standard.al

Balliu: Qytetarët kanë vetëm një armik, PKP (Partneriteti Krim-Politik), shpresa e vetme është PD…

0

Ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD, Klevis Balliu ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e opozitës së bashkuar se, me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje.

“Zgjedhje nuk mund të ketë sa kohë kryeministër është Edi Rama.  E vërtetoi Bild, e vërtetuan edhe votimet e fundit. Pjerin Ndreu që doli në përgjime, u kandidua si kryebashkiak. U kap me zë nga Bild se si do hiqeshin nga puna nëse nuk votonin PS-në. Në vend që të përballet me ligjin të kërcënon me gjykata.

Një pushtet i inkriminuar përballë një sovrani që do ti marrë përpara nëse nuk e dëgjojnë. Kjo qeveri është një hiç para një sovrani të revoltuar. 85% e tyre i thanë Jo sistemit kriminal të Edi Ramës”, u shpreh Balliu.

Çfarë do të sjellë shtatori?

“Sot qytetarët alternativë, një shpresë, që është PD. Ndërkohë që Edi Rama bën kontratë me banditët për të zhvatur qytetarët, Basha bën kontrata me artistët dhe qytetarët. Qytetarët kanë vetëm një armik: PKP (Partneriteti Krim-Politik)”, deklaroi Klevis Balliu

Syri TV

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.