Standard.al

VIDEO-EMRI/ E përplasi makina, 67-vjeçari në gjendje kritike për jetën

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Lushnjë, këtë të shtunë. Një makinë është përplasur me një biçikletë.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i biçikletës u dërgua për kurim në spital.

I plagosuri është Mefit Dingo, 67 vjeç.

Informacioni paraprak i Policisë:

Sot rreth orës 19:45, në hyrje të qytetit Lushnje , shtetasi S.R, banues në  Dushkë, Lushnje, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ,ka aksidentuar shtetasin M.D, 69 vjeç, banues në Dushkë, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Shtetasi M.D është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi S.R dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.