Shqiptarët godasin me grushte vëllezërit italianë dhe nënën e tyre

0
134

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në qytetin e Komos në Itali, ku një grup shqiptarësh adoleshentë kanë sulmuar dhunshëm një dy vëllezër italianë të moshës 18 dhe 15 vjeç.

Vëllezërit po shëtisnin buzë detit kur janë sulmuar ndërsa kishin ndaluar në një furrë buke për të blerë donuts.

Grupi i shqiptarëve i është afruar dhe në pretekstin e një cigare, sapo njëri nga vëllezërit i ka ofruar një të tillë, e kanë goditur me grusht në fytyrë, duke i thyer hundën

E njëjta gjë ka ndodhur edhe më vëllanë e tij më të vogël, 15-vjeçar.

Por sulmi i grupit të shqiptarëve nuk ka përfunduar me kaq.

Ata kanë sulmuar edhe nënën e dy djemve, e cila pasi ka dëgjuar sherrin kishte zbritur për të ndihmuar fëmijët e saj.

Por të rinjtë e kanë goditur edhe atë me grusht.

Ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, por janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Sikundër shkruajnë mediat italiane, policia ka arritur që të bjerë në gjurmët e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here