Në Shqipëri mbijetoja, në Francë po jetoj…

0
101

Në moshën 22 vjeçare, Denisa është një vajzë pothuajse si të gjithë të tjerat. Ajo sapo ka përfunduar shkollën e mesme në hoteleri dhe po përgatitet për tu future në universitet. Ajo flet shumë mirë frëngjisht me një theks të lehtë që zbulon origjinën e saj shqiptare.

Denisa deklaron para kamerave: “Unë kam ardhur nga Shqipëria 2 vjet e gjysmë më parë së bashku me nënën time. Jeta në Shqipëri ishte kthyer në mjerim. U përpoqa shumë të gjeja një punë në Tiranë, por ishte e pamundur. Madje duke punuar në të zezë, unë mund të fitoja vetëm 200 euro në muaj. Kjo shumë nuk me mjaftonte për të jetuar aq më tepët që pasi nëna u sëmurë ne nuk kishim më të ardhura për ta trajtuar atë….”

 

Pas një qëndrimi të shkurtër në Itali, Denisa dhe e ëma kaluan kufirin për të arritur në Francë. Sepse në Francë, hipertensioni, diabeti dhe bllokimi i enëve të gjakut mund të mjekoheshin. “Kjo ishte arsyeja kryesore për ardhjen time këtu në Francë. Unë dija shumë pak në atë kohë për Francën. Por që nga ajo kohë kam mësuar gjuhën.

Shkova në shkollë dhe u diplomova. Kam ndërmend të bëj jetën time këtu në Francë, duke pasur parasysh përpjekjet që kam bërë për të mësuar frëngjisht, për të kuptuar se si funksionon vendi, etj. Për mua është thjesht e paimagjinueshme të jetoj në një vend tjetër ”, thotë i reja shqiptare.

Sidoqoftë, të gjitha peripecitë kanë përfunduar për Denisën dhe familjen e saj, sepse edhe pas dy vjet e gjysmë qëndrimi në Francë, prefektura e Lorrenës nuk i ka dhënë ende një leje qëndrimi.

“Shpresoj se do ta marr lejen e qëndrimit pas një viti; kështu që, edhe pasi të jem diplomuar një profesionist, unë mund të punoj legalisht në resepsionin e një hoteli; kjo është ëndrra ime ”, përfundon ajo

 SYRI.NET

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here