Meta i përulet me nderim veprës së patriotit Shejh Myhedin Shehu

0
179

Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Rahovec, ka shprehur respektin e thellë për një figurë të shquar si Shehj Muhedin Shehu, në monumentin e të cilit është ndaluar dhe ka vendosur një kurorë me  lule sëbashku me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Meta shkruan sot në Facbook:

“Gjatë vizitës time në Rahovec, nuk mund të mos ndalesha për t’u përulur me nderim e respekt të thellë para veprës së ndritur të patriotit, atdhetarit, humanistit, dijetarit dhe udhëheqësit të ndritur fetar, Shejh Myhedin Shehut, njërit prej personaliteteve më të shquara të kësaj treve, dy herë i burgosur politik në burgjet jugosllave dhe i vrarë nga forcat e Millosheviçit brenda në “Teqen e Madhe” për shkak të veprimtarisë së tij të palodhur për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve.

Falënderim të veçantë për nipin e tij, Shejh Besim Shehun dhe besimtarëve të shumtë për mikpritjen sipas traditës në “Teqen e Madhe”. Respekt për vlerat më të larta patriotike e atdhetare që trashëgon ndër breza kjo familje me kontribut të madh për çështjen kombëtare, veçanërisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here