Standard.al

Korçë/ Arrestohet 21-vjeçari, posedonte municione luftarake pa leje

0

Një 21 vjeçar, banues në fshatin Zëmblak të Maliqit është arrestuar nga policia për posedim të municioneve luftarake pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi E.B, ndërsa është proceduar penalisht për “Moskallëzim krimi” edhe Z.Xh, 17 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka pasur dijeni për vendodhjen e  municioneve luftarake, por nuk ka kallëzuar pranë organeve përkatëse.

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e 21 vjeçarit të arrestuar  gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 517 copë fishekë luftarakë dhe 10 krëhëra fishekësh.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.