Standard.al

Kandidati i Ramës si Kostandini i Doruntinës

0

Nga Oerd Bylykbashi 

Rama po ben cirk si e si te mbaje Shkodren qe e mori me vetem 6% te votave. Ka mbledhur keshilltare e analiste qe ç’nuk i propozojne si zgjidhje. Por kot lodhet. Me 30 qershor ai ka bredhur i vetem neper Shkoder, ka kaptuar Drinin, Bunen dhe Bjeshket e Namuna pa kandidat. Ja t’ia qartesojme:

1- I propozojne qe t’i kerkoje Valdrin Pjetrit ‎qe te jape doreheqjen se gjoja kjo do te çonte ne zgjedhje te parakohshme dhe deri atehere, te qeveriset Shkodra me nenkryetar qe e zgjedh keshilli bashkiak i Rames (jo i shkodranve). Pra Rama e sheh Valdrin Pjetrin thjesht si derrase armature betonarmeje per te hedhur karabinane e pushtetit te tij te paligjshem mbi Shkodren, dhe sapo te thahet betoni, i heq derrasat dhe i hedh per zjarr se nuk i duhen me. Ndersa keshillin bashkiak te Shkodres, Rama e sheh si ALUIZNI-n, qe do t’i legalizoje katin e paligjshem te pushtetit mbi shkodranet. Po Valdrin Pjetri nuk emeron dot nenkryetaret dhe nuk jep dot doreheqjen nga kryetar bashkie sa kohe nuk ka filluar te ushtroje detyren dhe ushtrimi i detyres fillon vetem pas betimit. As keshilli nuk zgjedh dot ekzekutivin e bashkise sepse Kushtetuta ia jep te drejten vetem zgjedhesve me zgjedhje te lira e te fshehta.

2 – I propozojne Rames qe t’i kerkoje Valdrin Pjetrit doreheqje para se te beje betimin dhe keshtu t’i kerkoje pavlefshmerine e zgjedhjeve KQZ-se sepse nuk ka kryetar bashkie. KQZ te shpalle te pavlefshme zgjedhjet e Shkodres?! Budallallek me brire‎! Afati per shpalljen e zgjedhjeve te pavlefshme nga KQZ-ja ka mbaruar me shpalljen e rezultatit perfundimtar te votimit (se zgjedhje nuk ka patur sa kohe nuk kishte dekret).‎ KQZ e ka ezauruar kompetence e saj. Daten e zgjedhjeve ne Shqiperi e dekreton vetem Presidenti.

Po nuk jane keto arsyet pse propozimet qe i bejne Rames jane budallalleqe.‎ Asnje nga keto opsione nuk eshte i mundur. Edi Rama duhet te mbledhe mendjen. Me 30 qershor ne Shkoder nuk pati zgjedhje jo vetem sepse nuk kishte dekret. Me 30 qershor Edi Rama ne Shkoder nuk kishte kandidat fare! Zero!

“Si qenka kjo?!”‎ do hidhen perpjete juristet dhe analistet e Rames. Epo ligji i Dekriminalizimit qe prevalon si ligj special mbi Kodin Zgjedhor ne ceshtjen e kandidateve, eshte super i qarte. Me kete ligj kemi adoptuar konceptin italian te ligjit Severino: “incandidabilità” apo siç e ka ligji yne “moskandidim”.

Moskandidimi eshte me shume se moszgjedhshmeri. Me moszgjedhshmeri mund te kandidosh por nuk zgjidhesh. Me moskandidim te ndalohet te regjistrohesh si kandidat. Dhe nese je regjistruar, ai akt eshte NUL nga ligji. Eshte njesoj si te regjistrosh kandidat nje te burgosur, nje te palindur, nje te vdekur apo nje te shpallur te humbur me vendim gjykate. Pra regjistron bosh.

Edhe Zeri i Amerikes thote se e ka verifikuar si te vertete faktin e denimit te kandidatit te Rames. Sipas ligjit tone te Dekriminalizimit, nje denim per trafik droge çon ne ndalim te perjetshem. Pra diten kur Rama zgjodhi kandidatin, ai ishte ligjerisht i “vdekur” si kandidat. Ashtu ishte edhe diten qe KQZ ia regjistroi. Rama ka kaleruar per nje muaj permes lumenjsh, kodrash e malesh ne fushate pas “kandidatit” ligjerisht inekzistent njesoj si Doruntina pas Kostandinit.

Me 30 qershor, socialistet e Rames qe ne Shkoder jane me pak se 6% (po te heqim edhe administraten publike si mesuesit dhe mjeket qe i cuan ne detyrim te votojne), kane hedhur voten e tyre ne flete bosh, pa asnje kandidat.

Pra KQZ ligjerisht nuk regjistroi akend, nuk shpalli askend fitues, Rama nuk ka kujt t’i kerkoje emerim nenkryetaresh dhe as nuk ka kujt t’i kerkoje doreheqjen! Sepse Kostandini i tij zgjedhor kishte vdekur ligjerisht diten qe gjykata italiane kishte dhene denimin per trafik droge.

Prokuroria tashme ka detyre nga ligji qe te perfundoje procesin e KONSTATIMIT te faktit te denimit. Arta Marku dhe prokuroret e sektorit te dekriminalizimit nuk mund te ndalojne procesin perndryshe kryejne veper penale.

KQZ nuk ka kompetence ta ndale procesin e konstatimit te ndalimit sipas ligjit te Dekriminalizimit duke thene qe Valdrin Pjetri ka dhene doreheqje, apo kush e di çfare brroçkulle tjeter shpikin teologet dhe astrologet e saj, qe e lexojne Kushtetuten dhe ligjin si letra tarokesh. KQZ vetem KONSTATON faktin e MOSKANDIDIMIT. Kaq! Vendimin e ka marre ligji. Akti i KQZ eshte formal. Neni 10 i ligjit te Dekriminalizimit eshte super i qarte: konstatohet pavlefshmeria e mandatit, nuk vendoset “po” ose “jo”. Ne te kundert, kater socialistet e KQZ kryejne veper penale.

Keshilli Bashkiak as mund te kryeje ceremoni betimi te kryebashkiakut e as te perzgjedhe perkohesisht nje nga nenkryetaret sepse ne Shkoder nuk ka patur asnje kandidat (ne fakt me 30 qershor nuk kishte fare zgjedhje). Njesoj si ne Kavaje ne 2017 kur u hoq Elvis Rroshi nga ligji i dekriminalizimit e kur nuk kishte asnje kandidat ne gare, as nga opozita dhe as nga PS e qe me pas u desh te dekretohen zgjedhje te tjera me 25 qershor 2017. Kesaj radhe nuk ka ç’dekret tjeter del sepse dekreti qe caton zgjedhjet me 13 tetor eshte ne fuqi.

Eh, Rames i ka mbetur vetem qe si Doruntina, t’i shkoje Shkodres ne dere, e aty te pellcase si poçe me vere!

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.