Standard.al

‘Jo lodër në dorën e Edi Ramës’/ Shkodra të hënën sërish në protestë masive…

0

Shkodra dhe qytetarët e saj nuk mund të bien kurrësesi dakord me një kryebashkiak të dënuar për trafik droge.

Ndaj dhe ditën e hënë kryeqendra e Veriut të vendit do të ngrihet sërish në protestë për ti dërguar edhe një herë mesazhin krimit të veshur me politikë se, Shkodra dhe shkodranët nuk kanë lidhje me botën e saj të errët.

Protesta e rradhës është parashikuar për ditën e hënë, ora 10:00, para Prefekturës së Shkodrës.

Postimi i plotë i Xhevdet Amulit:

Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga qytetarët e Shkodrës.

Por mesazhi i tyre qytetar dhe i kulturuar po përdhoset nga Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij në Shkodër.

I bëjmë thirrje qytetareve te Shkodrës pa asnjë ndasi politike, që ditën e hënë, ora 10.00, të bëhemi të gjithë bashkë, që zëri dhe vullneti jonë të mos përdhosen nga vullneti i vetëm një njeriu. Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo lodër në dorën e Edi Ramës.

Takohemi të hënën, ora 10.00, përpara Prefektures së Shkodrës, për të vijuar paqësisht protestën tonë,në mbrojtje të demokracisë dhe për të shprehur refuzimin për kapjen e qeverisjes vendore nga krimi e korrupsioni.

#partiademokratikeShkodër #pd #XhevdetAmuli

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.