Standard.al

3 orë në luftë me flakët, 8 persona vdesin brenda hotelit…

0

Tetë persona humbën jetën dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur nga një zjarr që shpërtheu në një hotel mëngjesin e së shtunës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Odessa të Ukrainës.

Sipas autoriteteve ukrainase, zjarri ra në hotelin “Tokyo Star” rreth orës 01:30 dhe u deshën tre orë për shuarjen e flakëve. Në operacion u angazhuan 65 punonjës zjarrfikës dhe 13 automjete zjarrfikëse.

Kapaciteti i hotelit që u përfshi nga zjarri është 273 dhoma. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur rastin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.