Kreu i shtetit nuk i kursen kritikat/ Meta: Ndërkombëtarët, sjellje helmuese me Shqipërinë

0
146

Presidenti Ilir Meta ka folur me superlativa për institucionin që ai drejton duke u shprehur se, ka punuar në mënyrë aktive për zgjidhjen e krizës duke theksuar se ka qenë i vetmi në këtë rast.

“I vetmi institucion që në Shqipëri ka punuar në mënyrë të qartë për zgjidhjen e krizës për fat të keq është vetëm institucioni i Presidentit të Republikës. Më vjen shumë keq, si për maxhorancën, e cila me kokëfortësinë dhe arrogancën e saj në vend të tregonte përgjegjësi ka bërë të kundërtën. Ashtu sikurse opozita, me listën e dëshirave të pafundme, që shpesh dalin jashtë realitetit, e ka bërë të pamundur përfshirjen në institucione”, është shprehur presidenti Meta.

Kreu i shtetit u shpreh se ndërkombëtarët janë sjellë në mënyrë helmuese me Shqipërinë duke mos dhënë asnjë kontribut për përmbushjen e detyrimeve

“Por nuk mund të mos them se edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar janë sjellë në mënyrë tepër të njëanshme, tepër helmuese, duke mos dhënë asnjë kontribut që Shqipëria të përmbushë detyrimet që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE dhe që duhet ta ndihmojnë Shqipërinë të çelë negociatat me BE”, deklaroi presidenti Ilir Meta.

A2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here