Standard.al

Barcelona/ Coutinho drejt transferimit tek skuadra gjermane, ja ku pritet të shkojë…

0

Coutinho është gjithnjë e më pranë transferimit në Bayern Munich.

Mesfushori brazilian, nuk është prezent as në stolin rezervë për ndeshjen hapëse të La Ligas që Barcelona luan në transfertë kundër Athletic Bilbaos.

Raportohet se marrëveshja tashmë është arritur dhe se për finalizimin e këtij transferimi kanë mbetur të zgjidhen vetëm disa detaje jo të rëndësishme.

Lojtari edhe pse është ftuar për ndeshjen hapëse të La Ligas, në momentet e fundit është fshirë nga lista dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, Ernesto Valverde.

Largimi i Coutinhos do t’i hapte rrugë rikthimit të Neymarit te Barcelona.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.