Voltana Ademi: ‘Shkodra është kështjella e parë që do të rrëzojë bandën e Edi Ramës’

0
143

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi komenton procesin farsë zgjedhor që ndodhi në këtë qytet më 30 qershor, u shpreh se Shkodra si kështjellë e parë i takon që të mos lejojë që në Shqipëri të ketë procese farsë antidemokratike, ashtu siç i takon,  ‘Kemi vërtetuar tashmë që farsa e 30 qershorit ishte ngjarja më e pashembullt në një vend demokratik që synon integrimin në Bashkimin Evriopian, që përveçse farsë nuk përfaqëson atë që quhet demokraci vendore.

Është fatkeqsi që në kuadër të procesit integrimit në Bashkimin Evropian të kthehemi vite mbrapa me zgjedhje moniste, ku kemi drejtues si në Komitetet Ekzekutive të shokut Enver, dhe në këtë pikë bërë një kthesë pas.

Dhe këtu nuk përjashtim as Bashkia Shkodër. Ka qenë një proces farsë, i dhunshëm, kjo edhe për shkak të presionit krminal politik të Edi Ramës, dhe gjithë refuzmi që Shkodra i bëri i dha një shembull Shkodrës që kërkon ta qeverisë vetë qytetin e saj por i dha edhe një shembull gjithë Shqipërisë.

Shkodra është kështjella e parë që do të nisë procesin e një kthmi mbrapsht të dhunës së bandës në qeveri.

Duke qenë kështjella e parë do na takojë ne ta bëjmë këtë sakrificë por edhe ta çojmë deri në fund.

Ajo që pritet dhe që të gjithë në presim nëpërmjet një komunikimi të vazhdueshem, edhe ligjor, është që të bëjmë të mundur të shkojmë drejt zhdukjes së kriminalitetit të kësaj qeverie kriminale që ngushton qeniet njerëzore në Shqipëri.

Rama po bën përditë gafa të rënda, që do të peshojnë shumë në fatin e njerëzve.

Denoncimet janë flagrante, prandaj sa më shpejt të ndalojmë do jetë më mirë për shqiptarët

Ne kemi një bashkëpunim të ngushtë me ndërkombëtarët. Asistenca e ndërkombëtarëve nuk i ka munguar shqiptarëve. Ajo që mbetet është që ne të bëjmë të pamundurën për vendin tonë.”, tha Ademi.

Syri Tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here