Superkupa e Europës/ Duka takim me Presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin

0
171

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ndodhet në Stamboll ku ka ndjekur ditën e djeshme ndeshjen finale të Superkupës së Europës ndërmjet Liverpool dhe Chelsea.

Gjatë qëndrimit dy ditor në metropolin turk, Presidenti Duka ka zhvilluar takime me shumë homologë europianë ku është diskutuar mbi nisjen e sezonit të ri futbollistik, projekte dhe bashkëpunime të ndryshme me federata partnere në kuadër të rritjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të futbollit në vendet respektive.

Një takim të veçantë Presidenti Duka e zhvilloi me Presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ku folën për projektet më të fundit që është duke zbatuar Federata Shqiptare e Futbollit me mbështetjen e qeverisë europiane të futbollit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here