Standard.al

Vdekja e regjisorit të njohur, presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllimet familjarëve!

0

Pas vdekjes së regjisorit të njohur, reagon edhe presidenti Ilir Meta duke i shprehur ngushëllimet familjes.

Postimi i plotë

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!
Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.
I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!
Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.
I përjetshëm kujtimi i Tij!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.