Standard.al

Valdrin Pjetri/ Pritet verifikimi i shenjave të gishtave, kërkesë Europolit…

0

Pretendenti i Ramës në Shkodër, Valdrin Pjetri, tashmë pas publikimit të kartelës penale në Itali nga Partia Demokratike, do të duhet të përballet edhe me drejtësinë.

Prokuroria e Përgjithshme është duke përgatitur fletë-thirrje për Pjetrin, me qëllim marrjen e gjurmëve të gishtave të cilat më pas do të ballafaqohen me gjurmët e gishtave që do të vijnë nga Italia.

Aktualisht mësohet se Prokuroria i është drejtuar ministrisë së Drejtësisë, drejtorisë së burgjeve dhe gjykatave shqiptare për të ditur nëse Valdrin Pjetri kishte precedent penalë, të cilët në përgjigjen e kthyer kanë informuar se ky i fundit nuk kishte precedentë penalë në Republikën e Shqipërisë.

Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar Europolit me kërkesën për të verifikuar bazën e të dhënave për Pjetrin kur është kryer ndalimi, arrestimi apo dëbimi në shtetin italian në vitet 2001-2002.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.