‘Teatralitet qesharak’/ Shehu: Lindshmëria është ulur dhe shpresat po fiken…

0
114

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Shqipëria është në një gjendje emergjence demografike.

Shehu nënvizon se lindshmëria ka rënë dhe shpresa vazhdon e fiket.

“Politikat “nataliste” të Qeverisë me Bonuset për lindje dëshmuan së janë vetëm një teatralitet qesharak”, shkruan ndër të tjera Shehu.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Shqiperia po shkon drejt rrezikut te ekzistences shqiptare.

Me cilet po programon neser ta mbushe atdheun tone Rilindja keshtu?

Politikat “nataliste” te Qeverise me Bonuset per lindje deshmuan se jane vetem nje teatralitet qesharak.

Te dhenat e fundit te vete INSTAT tregojne renie te lindeshmerise me 5,7 % dhe te rritjes se popullesise me 5,5 % ne tremujorin e dyte 2019 ndaj atij 2018, duke folur per mungesen apo deshtimin e plote te politikave nataliste apo per rritjen e popullesise te kesaj Qeverie, duke e vendosur vendin ne rrezik mbijetese kombetare.

Qarku i Gjirokastres, me i abandonuari nga ky rregjim, ka arritur nje renie me 10% te lindeshmerise.

Vendi eshte aktualisht ne nivelet e emergjences demografike duke shkuar drejt katastrofe si pasoje e renies drastike ekonomike, varferise se thelle, papunesise shume te larte vecanerisht per te rinjte, me korrupsionin e larte, pasigurine e plote, arrogancen qeverisese etj, qe kane cuar edhe ne “vrasjen” e shpreses, duke detyruar te rinjte vecse te braktisin vendin, te hezitojne per te krijuar familje apo per me shume te behen me femije.

Pra Shqiperia ne kete menyre do te mbetet pa shqiptare.

Kujdes, nje skenar tragjik po na pret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here