Standard.al

Shpërthen Basha: Pasi e shiti Valdrinin, tani ka lëshuar gazetarët e analistët e tij ta sulmojnë…

0

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu, ku ka folur për rastin e Valdrin Pjetrit.

Në fillim të fjalës së tij, Basha u shpreh se pasi Rama e shiti Valdrinin, tani ka lëshuar gazetarët e analistët e tij ta sulmojnë, pikërisht ata njerëz që e mbrojtjen dhe trumbetuan prej muajsh.

‘Zgjidhja që Edi Rama kishte për Shkodrës ishte që të bënte kryebashkiak një trafikant droge, një 6% të pakicës.

Sot ka një përpkje të shfrenuar për ta shitur Valdrin Pjetrit, i pari ai dhe tani mercenarët e tij në media.

Janë po ata që i hynë me dhunë Shkodrës për t’ia imponuar dhe sot zbuluan se Valdrini nuk qenka i denjë. E gjithë propaganda e Ramës po e trajton këtë si mungesë inteligjence të një njeriu. Por i padenjë për Shkodrës është Edi Rama që po përpiqet t’ia hedhë edhe gjithë Shqipërisë’, tha gjatë fjalës së tij Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.