Standard.al

PD i kthehet Topallit: Shfaqesh sa herë Rama është në vështirësi!!!

0

Partia Demokratike në Shkodër ka reaguar pas akuzave të Jozefina Topallit, e cila akuzoi Lulzim Bashën se ndan interesa të mëdha me kryeministrin Edi Rama dhe se ka ofenduar Shkodrën.

Sipas kësaj dege, sa herë kryeministri është në vështirësi, shfaqet ish-kryetarja e Parlamentit, e cila sulmon kryetarin e partisë dhe demokratët.

Në vijim reagimi i Partisë Demokratike, Shkodër

Sa herë Rama është në pozitë të veshtirë, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratët dhe Kryetarin Basha!

Rastësi apo shërbim ndaj Ramës, këtë e gjykojnë vetë qytetarët e Shkodrës dhe të Shqipërisë!

Çudia është se s’kishte asnjë fjalë për Valdrinin, si trafikant i denuar droge!

Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.