Standard.al

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta Xhuvani…

0

Eshtë ndarë nga jeta këtë të mërkurë në moshën 56-vjeçare, regjisori i njohur Gjergj Xhuvani  Raportohet se pas një sëmundjeje të rëndë, Gjergj Xhuvani ndërroi jetë sot në një spital në Romë të Italisë.

Xhuvani  njihet si autori i filmave të suksesshëm pas viteve ‘90, ndër të cilët “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”.

I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Gjergj Xhuvani lë bashkëshoren, aktoren Luiza Xhuvani dhe dy fëmijët, një djalë dhe një vajzë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.