Standard.al

Ishte dënuar me 9 vite burg/ Shqiptari bie në ‘grackë’, arrestohet nga policia italiane…

0

Një shqiptar i cili kishte për të shlyer edhe 9 vite dënim në Itali, ka rënë vetë brenda rrjetës së Policisë, pas një kontrolli rutinë që ata i bën dokumenteve të tij në Romë.

Mediat italiane nuk bëjnë të ditur emrin e personit, por shkruajnë se 54 vjeçari me kombësi shqiptare, u ndal nga karabinierët pas një kontrolli rutinë në Piazza Ragusa, por në përpjekje për të shmangur kontrollet e mjeteve të identifikimit, shqiptari nxori dokumentin e identitetit të lëshuar nga autoritetet shqiptare, i cili ishte i falsifikuar me të dhënat e një tjetër personi.

Karabinierët të cilët shfaqën dyshime lidhur mbi sjelljen e tij, thelluan kontrollin mbi dokumentin, nga ku më pas rezultoi se ishte fals.

Pas verifikimeve më të hollësishme, rezultoi se shqiptari me identitetin e tij të vërtetë, ishte shpallur në kërkim dhe kishte edhe 9 vite burg për të shlyer, pasi Gjykata e Napolit e kishte dënuar në vitin 2015, për trafik droge.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.