Standard.al

Alarmi SOS/ Jahti u fik në det, shpëtohen 7 turistë të huaj në Durrës

0

Një jaht me 7 turistë në bord është shpëtuar pak minuta më parë nga Roja Bregdetare në Durrës.

Turistët dhanë alarmin sos 5 milje larg portit të Durrësit, pasi jahti i tyre pësoi fikje të motorit për shkak të motit, i cili u shoqërua me erë dhe furtunë.

Strukturat portuale janë angazhuar në kohë dhe falë ndihmës së shpejtë,  jahti me shtatë turistët italianë është ankoruar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.