Akuza të forta nga Basha: Lidhjet e Ramës me krimin/ Olsi i përfshirë drejtpërsëdrejti me fabrikën e kokainës në Xibrakë

0
100

Kreu demokrat, Lulzim Basha, akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të lajë duart me Valdrin Pjetrin, por harron se në krye të pushtetit lokal po mundohet t’i imponojë shqiptarëve përfaqësues të krimit.

Basha tha se Rama nuk ka reaguar aspak për Damian Gjiknurin dhe Vangjush Dakon, ky i fundit i përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit.

“E ndaluan edhe SHBA-të të hyjë në Amerikë për korrupsion, por Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk thanë asnjë fjalë dhe nuk shkruan asnjë rresht.

Për Damian Gjiknurin e kapur në korrupsion dhe në tentativë për të pastruar para në SHBA, të kapur në dosjen e 184 si koka e operacionit për shoitblerjen e voitave me bandën e Ymer Lalës, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë asnjë koment.

Për Jurgis Cyrbjen, përfaqësuesin e bandës së Shullazit në Kuvend, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë thënë asnjë fjalë dhe nuk kanë shkruar asnjë rresht.

Nuk ka thënë e shkruar asgjë as për Ilir Ndrazhin, përfaqësuesin politik në Kuvend të bandës së Avdylajve.

As për Rrahman Rrajan, as për Taulant Yaris, as për Ulsi Manjën, Xhemal Qefaliajn, Paulin Sterkajn, të kapur dhe evidentuar në bashkëpunim me bandit për vjedhjen e votave në Dibër, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe gjithë Shqipërinë.

As për bandën e Xibrakës, bandën e fabrikës së kokainës, ku kanë dalë nga burgu autorët kryesorë. Pse kanë dalë?

Kush nuk e mban mend më Estref Halili nga Kolonja e Lushnjës u shty drejt vetëvrasjes në paraburgimin e stërzgjatur për një cigare hashash, ndërkohë që krerët e bandës së kokainës u shoqëruan nga policia drejt arratisë dhe ata që u kapën tashmë janë liruar.

E vërteta është se të gjithë këta i mbrojti Edi rama, se kështu mbron të vëllain e tij Olsin e përfshirë drejtpërdrejt me protagonistët e fabrikës së kokainës në Xibrakë.

E vërteta është se lidhja e Edi Ramës me krimin është një lidhje e përhershme”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here