Standard.al

“Socializmi është filozofia e dështimit, kredo e injorancës dhe ungjilli i zilisë”

0

Kryetri LSI-së Petrit Vasili i është përgjigjur ambasadorit të BE-së Luixhi Sorekës me një postim në Facebook, duke cituar Uinston Çurçill, me këndvështrimin e tij mbi filozofin e socializmit.

Pak më herët ambasadori Soreka analizoi situatën politike në vend në raport me BE-në mbi hapjen apo jo të negociatave në tetor, duke cituar Uinston Çurçill ku thoshte se ‘ky është fundi i fillimit’, jo ‘fillimi i fundit’.

Postimi i plotë:

Na duhet nje integrim europian i shpejte dhe qe çon ne nje kapitalizem te qendrueshem, konkurues e qe sjell begati dhe kurren e kurres nuk na duhet socializmi i neveritshem i rilindjes qe sjell mizerje, varferi dhe autoritarizem qe shkaterron shtetin ligjor dhe lirine e individit.

Gjithshka, qe rilindja ben e thote eshte thjesht nje deshtim me i rende se sa ai i nje dite me pare,nje dite mjerimi me shume dhe nje psheretime skamjeje me e dhimbshme dhe akoma me dramatike se sa ajo qe kemi lene pas.

Lexojeni ç’thote Çurçilli i madh dhe alarmohuni per ate qe po ndodh ne Shqiperi.

“Socializmi është filozofia e dështimit, kredo e injorancës dhe ungjilli i zilisë”.

Uinston Çurçill

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.