“Shpërthen” ish-ministri socialist ndaj Veliajt: Sa i pa fytyrë! Politikan monstër, model babëzie…

0
119

Ish-ministri dhe ish-deputeti socialist, Arben Malaj, ka reaguar lidhur me memorialin e ushtarëve turq, që humbën jetën në grushtin e dështuar të shtetit 3 vjet më parë.

Malaj shkruan se Veliaj i ka bërë vendit gjënë më të keqe dhe mundohet të justifikohet në mënyrë tinzare.

“Ky njeri nuk njeh asnjë kufi të arsyes njerëzore dhe të përgjegjësisë morale dhe ligjore. Ky politikan mostër për nga veset e tia për pushtet , ky model arrogance dhe babëzie, nuk duhet të drejtojë as një kopësht pa dreke dhe jo më kryeqytetin e një vendi që jo vetëm gjeografisht është dhe duhet të jetë evropian”, shkruan Malaj.

Postimi nga Arben Malaj

Sa i pa fytyrë! I bënë vendit gjënë më të keqe dhe përpiqet të justifikohet në mënyre tinzare.

Ky njeri nuk njeh asnjë kufi të arsyes njerëzore dhe të përgjegjësisë morale dhe ligjore. Ky politikan mostër për nga veset e tia për pushtet , ky model arrogance dhe babëzie, nuk duhet të drejtojë as një kopësht pa dreke dhe jo më kryeqytetin e një vendi që jo vetëm gjeografisht është dhe duhet të jetë evropian.

Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për pasojat afatgjata të pa përgjegjshmërisë së tij, pasoja që mund të dëmtojnë pasurinë më të shenjtë të kombit shqiptar, harmoninë fetare.

Ky njeri për pushtet vret këdo, por kurrë jo popullin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here