Protestë??? Dolën dokumentet e dënimit, çfarë paralajmërojnë shkodranët kundër Valdrin Pjetrit ??

0
173

Partia Demokratike do të bëjë lëvizjen e radhës pasi publikoi dokumentet që vërtetonin se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri është dënuar për trafik droge në Itali.

Në një njoftim për mediat bëhet e ditur se nesër do të mbahet një protestë para Prefekturës së Shkodrës kundër Pjetrit. Protesta do të mbahet në orën 19:30.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Diten e neserme, e Merkure, dt. 14/08 ne oren 19:30 para Prefektures se Shkodres, Partia Demokratike Shkoder dhe Aleanca Qytetare organizon nje proteste popullore kundra uzurpimit te Bashkise Shkoder nga banda e Edvin Kristaq Droges dhe produktit te farses se 30 Qershorit.

Diten e sotme, me ze dhe me figure, PDSH denoncoi perfshirjen e Valdrin Pjetrit ne trafik droge dhe denimin e tij ne Itali qe ai e mohon tash sa kohe.

Ju bejme thirrje te na bashkoheni pasi Shkodra dhe Shkodranet nuk e pranojne drejtimin e qytetit djep te kultures nga nje trafikant droge dhe mashtrues si Valdrin Pjetri. Jeni te mirepritur.

Vetëm pak më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet që vërtetonin se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë.

Në lidhje me këto dokumenta reagoi Taulant Balla.

Ai i cilësoi shpifje akuzat e PD-së, ndërkohë që kërkoi të zbardhet e vërteta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here