Paralajmërimi për kryebashkiakun trafikant të Ramës: Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt!

0
114

Dega e PD-së në Shkodër pas denoncimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit të dokumentit që provon sipas tij, të shkuarën kriminale të Pjetrit, ka paralajmëruar këtë të fundit që të përgatitet pasi shumë shpejt e pret burgu.

“Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt! Shkodra është djep i kulturës dhe qytetarisë! Shkodranët e refuzojnë drejtimin nga një trafikant droge, fallsifikator e mashtrues si ty! Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo e trafikantëve të drogës!”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

Dekalarata e plotë e PD-së, Shkodër:

Të vërtetën qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë e panë dhe e lexuan me dokumente.

Ndjekja e të njëjtës rrugë mohimi që ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës, do të jetë pa sukses. Mashtrimi nuk mund ta fshehë të vërtetën.

Ti nuk ke pse pret për të parë deri kur do të të mbrojë Edi Rama. Mos shpreso kot Valdrin! Edi Rama nuk të mbron dot, me gjithë premtimin që të ka dhënë.

Ti e di më mirë se kushdo tjetër që je i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si trafikant droge. Nëse e ke “harruar”, pyet Edi Ramën se ta konfirmon ai përgjigjen zyrtare që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë.

Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt!

Shkodra është djep i kulturës dhe qytetarisë!

Shkodranët e refuzojnë drejtimin nga një trafikant droge, fallsifikator e mashtrues si ty! Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo e trafikantëve të drogës!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here