Standard.al

Këshilli Koordinues i Diasporës kritika qeverisë: Të dëgjohet zëri i popullit, të ruhet identiteti kombëtar…

0

Teatri Kombëtar, vjen një apel i fortë nga Këshilli Koordinues i Diasporës. Ata kritikojnë qeverinë, e cila në këto 18 muaj debat, sipas tyre nuk kanë dëgjuar zërin e shqiptarëve që janë kundër prishjes së godinës. Për më tepër, ata e cilësojnë një çështje mjaft delikate që ka të bëjë me identitetin kulturor të vendit dhe në veçanti qytetit të Tiranës. ”Artistët, arkitektët, urbanistët, konstruktorët dhe shoqëria civile në Shqipëri dhe diasporë, kanë të drejtë të ngrenë zёrin pasi kauza pёr teatrin është një test integriteti dhe respekt pёr secilin”,-thuhet në deklaratën e Këshillit Koordinues të Diasporës.

Deklarata e plotë e Këshillit Koordinues të Diasporës

Si pёrfaqësues të Kёshillit Koordinues te Diasporёs jemi tё shqetёsuar që shoqëria shqiptare dhe në veçanti politika po përjeton një klimë konflikti që mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e vendit. Duket sikur politika te ne gjeneron kriza të vazhdueshme që dëmtojnë rëndë jo vetëm ekonominë, por edhe imazhin e vendit. Muajin e fundit është krijuar njё tensionim fare i panevojshёm lidhur me fatin e godinёs sё Teatrit Kombёtar nё Tiranё. Prej 18 muajsh debatohet dhe protestohet vazhdimisht pёr kёtё çёshtje dhe sigurisht, do të ishte e udhës që Qeveria të vlerësonte këtë debat sipas praktikave demokratike me konsultime apo referendum siç ndodh në çdo vend demokratik. Kjo do të kishte evituar që situata të degradonte deri në atë pikë sa artistët dhe grupe të tjera të shoqërisë të mbrojnё Teatrin nga policia e shtetit.

Jemi dakord të ndërtohet njё Teatёr i ri në Tiranë sipas kërkesave të kohës, por kjo mund tё realizohet në një zonë tjetër pa prishur godinёn ekzistuese. Qeveria dhe Bashkia e Tiranёs duhet të kuptojnë qё demokracia nёnkuptohet vetёm atёherё kur shumica dёgjon edhe zёrin e pakicёs pa lënë pas dore edhe mendimin e diasporёs.

Për më tepёr nё kёtё rast nuk bёhet thjeshtё fjalё pёr pakicё dhe shumicё por pёr një çështje mjaft delikate që ka të bëjë me identitetin kulturor të vendit dhe në veçanti qytetit të Tiranës. Artistët, arkitektët, urbanistët, konstruktorët dhe shoqëria civile në Shqipëri dhe diasporë, kanë të drejtë të ngrenë zёrin pasi kauza pёr teatrin është një test integriteti dhe respekt pёr secilin.

Nuk dyshojmё qё Qeveria ka qëllime dhe ide të mira, por ato bëhen të realizueshme kur janë pjesë e një strategjie zhvillimi social-ekonomik që ka si bazë parimet demokratike të transparencës, gjithëpërfshirjes së grupeve të interesit, zhvillimit harmonik të zonave të ndryshme urbanistike dhe – më kryesorja – në forcimin e unitetit kombëtar aq shumë i munguar këto kohët e fundit.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë t’i kthehemi mençurisë së Sokratit, i cili thotë: «Sekreti i ndryshimit është të fokusojmë të gjithë energjinë tonë, jo për të prishur të vjetrën por për të ndërtuar të renë». Interesi i vetëm i diasporës është dhe do të jetë respekti reciprok, progresi ekonomik dhe demokracia e vendit tonë duke ruajtur trashëgiminё historike dhe kulturore qё ne po e promovojmё me sukses nëpёr botё. Diaspora nuk mund të qëndrojë kurrsesi indiferente dhe mospёrfillese ndaj zhvillimeve negative nё vend dhe ёshtё e gatshme tё kontribuojё me ide dhe projekte konkrete. Ne e konsiderojmë detyrim patriotik dhe moral tё ndihmojmё dhe ngremё zёrin vetёm nё shёrbim tё kombit dhe jo tё partive.

Tё dashur bashkadhetarë, ju bёjmё thirrje nga larg pёr mirëkuptim dhe jo konfrontime. Mos harroni se kemi mё shumё gjёra qё na bashkojnё se sa na ndajnё. Artistёt e mёdhenj qё na argёtuan dhe edukuan nga skena e atij teatri nuk do tё dёshronin tё pёrҫahemi pёr godinёn, por tё bashkohemi pёr mbrojtjen e identitetit tonë dhe qё Teatri i ri tё sjellё art cilësor dhe dashuri duke ruajtur nё gjirin e vet thesarin e Teatrit Kombёtar. Ftojmë anëtarët e tjerë te KKD, Ambasadorët e Kombit, dhe të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe nëpër botë që të mbështesin këtё deklaratё.

Dr. Adriana Fishta Bejko (pёrfaqёsuese nga diaspora e Kanadasё), kryetare e Bordit të Shkollës Shqipe në Calgary, autore tekstesh dhe studiuese shkencore, Ambasadore e Kombit

Anila Hyka SmØrgrav, M.A. Sc and MBA (pёrfaqsuese nga diaspora e Francёs). Drejtoreshë projektesh, profesioniste ne fushën e IT dhe Telekomunikacionit, Ambasadore e Kombit

Ardian Radovicka, M.A. Sc. and P. Eng. (pёrfaqёsues nga diaspora e Kanadasё). Drejtues projektesh studimore, profesionist për modelimet hidraulike në bashkinë e Torontos, piktor dhe veprimtar

Bashkim Bekiri (pёrfaqёsues nga diaspora e Australisё). Kryetar i shoqatës së komuniteteit shqiptaro-australian, iniciator dhe organizator aktivitetesh

Dr. Gazmend Kapllani (pёrfaqёsues nga diaspora e Greqisё). Drejtues i Katedrës së Studimeve Shqiptare Hidai Bregu në Universitetin DePaul ne Chicago, shkrimtar, dramaturg dhe gazetar, Ambasador i Kombit

Prof. Dr. Sokrat Sinaj (pёrfaqёsues nga diaspora e Zvicrёs). Përgjegjës për kërkimin shkencor në fushën e ushqimit të bimëve bujqësore në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Bujqësore (Agroscope) në Zvicër, Ambasador i Kombit

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.