Beteja në merkato mes Interit dhe Juventusit sa vjen dhe bëhet më e ashpër. Pas duelit për sulmuesin belg Lukaku, ku Interi doli triumfues, zikaltërit po punon në fshehtësi të befasojnë Juventusin duke tentuar t’i rrëmbejnë nga duart talentin italian të Fiorentinës, Frederiko Kieza.
“Lufta” mes Interit dhe Juves ka nisur në të gjitha aspektet. Që kur Bepe Marota është bërë pjesë e stafit drejtues tek ziklatërit, duket se shumë gjëra kanë ndryshuar në mentalitetin e klubit dhe ka nisur një ‘luftë’ e ashpër në merkato me Juventusin. Përballja e parë nisi me Romelu Lukakun ku ziklatërit dolën fitues. Por sfida nuk mbyllet këtu, beteja zhvendoset në një front tjetër, e cila ka emrin e Federico Kiezës.
Interi është me e predispozuar të bindë drejtuesit, ndërsa Juvja ka në dorë lojtarin, të cilit i kanë ofruar një pagë prej 5 milion eurosh në sezon. Por negociatat janë të vështira. Inter e di këtë dhe tashmë po përgatit strategjinë që t’i shënojë një tjetër gol Juventusit në merkato.