Standard.al

DOKUMENTI/ Pse memorialin për ushtarët amerikanë nuk e kanë ngritur? Ja arsyeja…

0

Vijojnë kritikat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, për ngritjen e memorialit për viktimat turke në Parkun e Liqenit Artificial.

Shumica e shqiptarëve është e mendimit se, memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, nuk kishte vend në Tiranë dhe se autoritetet duhet të sqarojnë rrethanat e ngritjes së tij.

Së fundmi, anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka publikuar një dokument, i cili mban datën 22 maj 2013, ku kryeministri në detyrë i asaj kohe Sali Berisha urdhëron ngritjen e një memoriali në Tiranë për ushtarët amerikanë të rënë në luftë brenda Republikës së Shqipërisë.

Por sot, kur jemi diçka më shumë se 6 vjet nga ky vendim, Bashkia e Tiranës nuk ka marrë mundimin të bëjë qoftë edhe një përpjekje të vogël, pavarësisht se VKM në fjalë është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

“Po këtë memorialin pse nuk e kanë ngritur? Se Tirana jonë kishte vend për të gjithë…”, pyet Malltezi në postimin e tij

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.