Standard.al

Reagon Goxhaj: Debati mbi memorialin turk, debat politik dhe jo fetar!

0

Pas shum debateve , avokati Altin Goxhaj reagon mbi memorialin e ngritur.

Postim i plotë

DEBATI MBI MEMORIALIN TURK NUK ËSHTË DEBAT QË KA LIDHJE ME FENË POR VETËM ME POLITIKËN!

Kush e kthen në debat fetar po shkel ligjin dhe Kushtetutën dhe po cënon tolerancën e mrekullueshme fetare të shqiptarëve!
Klerikët dhe teologët me funksione publike të çdo besimi, mbi të gjithë të qëndrojnë sa më larg këtij debati sepse po shkelin statusin publik dhe ligjor që sjell edhe masa jo vetëm disiplinore ndaj tyre!

Kujtesë nga Avokati Altin Goxhaj

Të jesh kundër cënimit të sovranitetit & identitetit kombëtar nga disa neotomanë shqiptarë të PS dhe PD (rastësisht të gjithë klysha sorosi) me monumente absurde dhe ofenduese si me qenë krahinë turke dhe shpalljeve antikombëtare se “jemi vëllezër me Turqinë” qenka islamofobi?
Ç’ne? Që kur qenka shpall erdoganizmi fe dhe Erdogani koka e islamit për Shqipërinë?
Ç’lidhje ka feja këtu? Ky është debat krejtësisht dhe pastërtisht thjesht politik që lidhet me çështje thellësisht politike dhe ka të bëjë me qëndrime politikanësh!

Në këtë debat s’ka absolutisht vend as për fe dhe as për përfshije të asnjë kleriku të asnjë besimi! Çdo ndërhyrje në këtë temë të klerikëve dhe futjes së argumenteve dhe akuzave fetare dënohet me ligj dhe Kushtetutë sepse jemi vend Laik!!!

P.s. Kemi shumë respekt për Shtetin Turk, Qeverinë Turke, Popullin Turk si shtet, qeveri dhe popull mik, por miqësia miqësi, respekti respekt por secili i di vetë punët e veta në shpi të vet! Dhe ky është debat politik dhe 100% laik! Grushti i dështuar gylenist i shtetit i 15 Korrikut dhe reagimi i drejtë ndaj tij nuk është një ngjarje fetare por një çështje krejtësisht e politikës së brendshme turke pa asnjë lidhje me Shqipërinë! Simpatitë tona personale nuk kanë asnjë vlerë dhe asnjë kuptim në lidhje me 15 Korrikun e Turqisë! Janë thjesht simpati dhe tifozllëk personal që s’duhet të ndikojë në qëndrimet ndërshtetërore!
(Unë personalisht kam simpatizu publikisht dhe në kohë reale Erdogan dhe reagimin qytetar turk dhe s’kam ndryshu aspak qëndrim por kjo s’la pikë rëndësie për këtë status)
S’është 100% njësoj por banaliteti grotesk i memorialit në Tiranë është i njëjtë sikur në Stamboll Erdogan dhe EDrogan të ngrinin monument për 21 Janarin e cila është një çështje krejt e brendshme e Shqipërisë dhe s’ka absolutisht asnjë kuptim fetar!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.