Standard.al

Goditen ”Los Blancos”, Roma bllokon Realin në ndeshjen miqësore

0

Një tjetër miqësore, një tjetër humbje për Realin e Madridit. Këtë herë goditja vjen nga Italia ku Roma i shkakton humbjen madrilenëve me anë të penalltive.

Në kohë të rregullt rezultati shënoi 2-2 me të katërt golat që u shënuan që në pjesën e parë. Me Marcelon dhe Casemiron që shënojnë për Los blancos dhe Perrotti e Dzeko që shënojnë për Romën. Pjesa e dytë ishte më e qetë më shumë si lojë taktike.

Në rradhët e Realit shohim dhe rikthimin e Gareth Bale i cili u aktivizua në pjesën e dytë pas një mungese gjatë miqësoreve të tjera.

Në penallti ishte goditja e humbur e Marcelos që i dha fitoren Romës me rezultatin 5-4.

Skuadra madrilene duket se po përjeton një fazë jo të mirë përgatitore në prag të fillimit të sezonit. Pavarësisht blerjeve të reja ajo nuk po gjen rrugën drejt fitoreve ashtu siç jemi mësuar ta shohim.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.