Fshati Senicë është rrënuar, shkak largimi i banorëve…

0
220

Në Senicë të Delvinës, fshatin historik të vendosur në lartësinë 410 metra përmbi 7 fshatrat e tjerë të Rrëzomës në Delvinë, për shkak të braktisjes, shtëpitë po rrënohen. Janë më shumë se 50 për qind të fshatit që njihet për dy besëlidhje historike shqiptare. Seniciotët e paktë që jetojnë në fshat e lidhin braktisjen me problemin e thellë e të mbartur të pronësisë mbi banesat historike, mbi kullotat, arrat e tokat e bukës. Shtëpitë 2 dhe 3 katëshe të gdhendura në gur, sjellin dëshmi të lulëzimit të dikurshëm. Banorët thonë se aplikimet për të përfituar pronësinë kanë nisur më shumë se 10 vjet më parë por ende nuk janë futur në rrugën e zgjidhjes.

”Fshati që ka më shumë se 60 mësues që shërbejnë në të gjithë krahinën e që këtë vit do të festojë 100 vjetorin e çeljes së shkollës së parë shqipe, nuk ekziston as në hartë”, thotë njëri prej banorëve. Hartat e printuara gjatë 30 viteve të fundit e kanë fshirë fshatin historik. Banorët thonë se nëse çështja e pronave do të marrë zgjidhje, emigrantët do të kthehen për të investuar në fshat. I vendosur pranë aksit të ri në ndërtim Kardhiq-Delvinë, fshati ka potencial të madh turistik për udhëtarët e historisë, të aventurës dhe agroturizmit.

E vendosur vetëm 30 minuta larg Sarandës, Senica është duke pritur shansin e ringritjes. Fshati i vendosur përreth kishës së Shën Dhimitrit është i vetmi fshat ortodoks mes 7 fshatrave të Rrëzomës. Në vitin 1770 tek Shpella e Besës në Senicë u mbajt Kuvendi Ndërkrahinor i Jugut, ku delegatët e të gjitha krahinave u betuan për luftë të drejtuar e të organizuar kundër sundimit osman si dhe u bë betimi simbolik për të mos parë dallimin mes besimit ortodoks të këtij fshati dhe atij mysliman që kanë shtatë fshatrat e tjerë të zonës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here