Standard.al

“Tjetërsim bastardues i trashëgimisë kulturore”/ Vasili: Kryeministri thellësisht injorant dhe i pagdhendur!

0

Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët myslimanë,  madje publikoi disa foto nga xhamia e Pazarit në Gjirokastër, e cila sipas tij, është nxjerrë në dritë falë punës.

Duke marrë shkas nga pamjet e servirura me “mburrje” nga Rama, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili sjell në vëmendjen e opinionit publik të dhënat e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i cili siç thotë Vasili, ka 1000% të drejtë për tjetërsimin bastardues dhe jo restaurues të xhamisë së Pazarit në Gjirokastër!

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka 1000% të drejtë për tjetërsimin bastardues dhe jo restaurues të xhamisë së Pazarit në Gjirokastër!

Çatia origjinale është me rrasa guri të vendosura mbi njëra-tjetrën  kurse sharlatanët e veshin sikur të ishin pllaka që mbulojnë mure tualeti zyrash.

Forumi me shumë të drejtë ngre alarmin e zhbërjes dhe shpërfyrimit kryq e themel të vlerave kulturore anë e mbanë vendit!

Forumi ka plotësisht të drejtë kur pohon se trashëgimia kulturore ka mbetur në duar të sharlatanëve dhe profanëve!

Forumi me mjaft të drejtë tregon se kemi një kryeministër thellësisht injorant dhe të pagdhendur!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.