Standard.al

FOTO/ Digjen dy transformatorë në Elbasan, ndërpritet energjia elektrike…

0

OSHEE njofton se ka kaluar më regjim avarie Nst Kusarth 110/20kV, duke sjellë për pasojë stakimin e  linjës 110kV Nst Elbasan 220- Kusarth dhe mungesën energjisë elektrike për n/st Fiber, Librazhd dhe Prrenjas për afro 12 minuta.

Avaria ndodhi në Nst Kusarth si pasojë e djegies së dy transformatorëve, ku brigada e Drejtorisë së Tensionit të Lartë ndërhyri menjëherë me shuarjen e flakëve dhe vendosjen brenda sigurisë për objektin

OSHEE thekson se në asnjë rast nuk janë rrezikuar banesat pranë n/stacionit pasi ndërhyrja ka qenë e menjëhershme falë zbatimit të protokollit të sigurisë.

Djegia e transformatorëve, rreth orës 16:20, solli ndërprerje të energjisë elektrike për një pjesë të banorëve të Elbasanit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.