Standard.al

Askush nuk e priste! Orinda rikthehet në muzikë me një super duet

0

Pasi i mungoi prej vitesh publikut në muzikë, Orinda Huta ka një surprizë për të gjithë fansat e saj!

Këngëtarja do të sjellë një këngë të re, e cila pritet të jetë një bashkëpunim me Pirro Çakon.

E ftuar në “Edicionin veror” në “ABC News”, Orinda ka folur për këngën e re me Pirron, e cila jashtë çdo parashikimi tonin, nuk do të jetë një baladë!

“Në fakt, para se të filloja pushimet, e kisha lënë një takim për këngën, por ditën që do takohesha me Pirron, shkova mora motrën në aeroport. Megjithatë, menjëherë pasi të kthehem nga pushimet, do e bëjmë projektin tonë që kemi planifikuar. Shumë shpejt do bëjmë diçka të bukur pa diskutim, siç vetëm Pirro Çako di të bëjë.”- shprehet Orinda.

“Më ka marrë malli! E rëndësishme është që kur ti realizon një këngë dhe sidomos me Pirron, ai kërkon të të përshtatet ty me krijimet e veta dhe do të shikojë se çfarë ti ke qejf.

Sigurisht që ai ka planet e tij për të realizuar me këngët që krijon, por megjithatë ai asnjëherë nuk i shmanget faktit që duhet t’i përshtatet këngëtarit. Ai do që të dëgjojë realisht zërin tim, që të kuptojë se cila prej këngëve dhe cili zhanër do të më shkonte mua më së miri.

Unë kam besim të plotë, absolut, që do të bëjë më të mirën, do të bëjë krijim shumë të bukur. Nuk është menduar baladë. Ndryshe ndoshta nga çdo gjë tjetër që keni parë, nuk është menduar baladë. Kështu që do presim.”-ka përfunduar këngëtarja./Iconstyle

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.