Akademikja e njohur i përvishet Veliajt: Erion ju nuk jeni Zot I Tiranës! Po përdhosni të gjallët…

0
166

Analistja dhe akademikja Zamira Çavo i ka dërguar një letër publike kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Letra lidhet me memorialin e ngritur te zona e liqenit artificial në kryeqytet në nder të të rënëve gjatë grushtit të shtetit në Turqi.

Në letrën e postuar në faqen e saj në Facebook, e që vjen pas reagimit të kryebashkiakut Veliaj lidhur me ngjarjen në fjalë, akademikja shprehet se ngritja e memorandumit është një turp kombëtar dhe një akt i parecedentë në historinë botërore.

Çavo e quan Veliaj “përdhosës të imazhit të  Tiranës” dhe e pyet se çfarë e detyroi që ndërmori një akt të tillë.

Letra e plotë për kryebashkiakun Veliaj

Së  pari ju  falenderoj për shpejtësinë  me të  cilën u përgjigjet publikisht edhe ndaj  një  kërkese timen, për të  na sqaruar në  lidhje me memorialin te Liqeni.

Sinqerisht do kisha dashur të mos e kisha lexuar apo dëgjuar atë  cka thatë. Nuk arrij dot ti besoj veshëve e syve! Në  ndërgjegjen time isha gati e bindur se gjithcka thuhej në rrjetet sociale ishte një  gënjeshtër e shëmtuar. Isha gati e bindur se ju nuk do mund ta kishit bërë dot kurrë  një  marrëzi të tillë! Dhe dini përse? Sepse në ekran ku ju nuk mungoni asnjë ditë, ju shfaqeni si njeriu që do Tiranën dhe qytetarët e saj më shumë se cdo gjë e q  lodhet nga mëngjesi në  darkë për ta bërë qytetin të ngjashëm me kryeqytetet e Europës. Nuk e besoja edhe për faktin se asnjë shqiptar qoftë edhe me nivelin minimal të  dashurisë për vendin nuk do ta kishte bërë! Por ja që ju jo vetëm e paskeni kryer por dhe madje merrni guximin të na bëni ne fajtorë! Jo Z Veliaj, në këtë rast jeni ju që nuk keni gabuar, sepse ju keni bërë  FAJ!

Shikoni cfarë guximi keni marrë  kur thoni se: “Në atë territor ka mbi 50 pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme, dhe secili ka mundësi të respektohet. Unë do të thosha t’i lëmë të vdekurit të qetë dhe kush do që t’i respektojë me një qiri, me një lule apo me një lutje, t’i lëmë gjithashtu të qetë. Tirana zemërmadhe ka vend për të gjithë. Ndaj, për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s’ka ndodhur asnjë hata, le më tradhti apo ndonjë shkelje e kësaj natyre”.

Me gjeni vetëm një arsye, një të vetme, që unë ta pranoj këtë që  thoni ju! Po si guxoni të ngrini një  Memorial për ca njerëz  të  vdekur që nuk kanë asnjë lidhje me ne?! As eshtrat e as ngjarja nuk i ka lidhur me ne! Si guxoni e na thoni se ti lemë të vdekurit të qetë  kur ju po na përdhosni ne të gjallët me këtë veprim sa antikombëtar aq edhe poshtërues??

Më  thoni pse duhej realizuar një  veprim të  tillë ? Pse qyterai që  lëviz në  tokën e tij të  shikojë ca emra të  vdekurish që ranë për konflikte të tyre, pa asnjë lidhje me ne??? Deri diku do ta justifikoja një memorial për ata qindra emigrant që humbasin jetën cdo ditë në dete në kërkim të një jete më të mirë …!

Nuk arrij as ta perceptoj dot këtë që keni bërë  e pale kuptoj   justifikim që keni gjetur! Në  Liqenin tim, tonin, të femijëve tanë, do na qëndrojë  i ngulur ky memorial për ti treguar botës së cfarë  pseudoshqiptarësh kemi nxjerrë në krye, se sa naiv jemi treguar si popull që i kemi besuar kësaj race të paskrupullt politikanësh!

Erion ju nuk jeni Zot I Tiranës! Ju kam mbështetur sa herë ka qenë nevoja për ti bërë mirë komunitetit. Por me këtë  veprim tuajin, unë  kuptoj se për ju nuk paska asnjë rëndësi qytetari i Tiranës, nderi i Tiranës dhe mbi të gjitha Shqipëria! Me gjeni një vend në botë që ka bërë një veprim të tillë ! Ky është jo vetëm një turp lokal, por kombëtar! Pale guxoni e më thoni të ndez një qiri në emrat e atyre që  u vranë gjatë një grushti shteti në një vend që as më intereson fare!

Ndaj nga sot unë, po besoj edhe shumë të tjerë si unë, do t’ju shikojnë si një përdhosës të imazhit të  Tiranës dhe jo si një  kryeshërbëtor të saj!

Njëmijë cmime të blera ose të fituara poshtë e lart botës  si kryebashkiak i suksesshëm, nuk do mund ta shlyejnë dot këtë marrëzi!

E së fundmi nuk e mora përgjigjen: Cfarë ju detyroi ta bëni një  veprim të tillë??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here