Shokon ish-deputeti i PD-së: PS e ndarë në socialistë të frikësuar dhe socialistë të kapur! Ja se si Rama…

0
99
MBLEDHJE E GRUPIT TE PS – Kryeministri Edi Rama, duke dale pas nje mbledhje te grupit te Partise Socialiste, ku eshte perjashtuar nga kjo parti, deputeti Tom Doshi./r/n/r/nMEETING OF SOCIALIST PARTY – Prime Minister Edi Rama, during a meeting of the parliamentary group of Socialist Party.

Ish-deputeti i PD-së: Ja se si Rama mban peng të tijtë me Abdylajt dhe Bajrajt

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu në një shënim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ndërsa ngre pyetjen se përse socialistët nuk flasin për krimin dhe korrupsionin që ka përfshirë qeverinë “Rama”, tashmë e akuzuar edhe ndërkombëtarisht, jep edhe arsyet se përse socialistët kanë zgjedhur të heshtin.

Sipas Balliut, socialistët në fakt ata nuk i tremben Edi Ramës, por i tremben bandave që ai përfaqëson në rajon.

“PS e ndarë në socialistë të frikësuar dhe socialistë të kapur. Gjithkush sot pyet pse socialistët nuk flasin, pse PS hesht përballë mijëra provave të dala në shtypin kombëtar dhe ndërkombëtar për vjedhjet, korrupsionin dhe lidhjet me krimin. Arsyeja tanimë është e qartë. Janë ata socialistë me të cilët Rama është treguar zemërgjerë, duke i dhënë ndonjë thelë të vogël paraje nga aferat korruptive, njerëz të vegjël apo ish-xhepista. Pastaj janë socialistët e frikësuar, të cilët janë edhe më koshientë dhe kanë edhe më shumë informacion se cilido qytetar, media kombëtare dhe ndërkombëtare për lidhjet e Ramës me bandat. Në fakt ata nuk i tremben Ramës por i tremben bandave që ai përfaqëson në rajon. Dhe sot disa prej tyre, nga larg mundohen që të shpëtojnë partinë me një koment këtu dhe një koment atje, por shumë shpejt ata ndërrojnë mendje nga një telefonatë që i vjen darkave vonë nga një mik i kryeministrit, mundet edhe Avdylajt që pamë në përgjime apo edhe Bajrat. Një gjë është e qartë. Edhe socialistët që janë në parti, në Parlament dhe në vende të tjera, sot shpresojnë tek largimi i Ramës por vetë nuk flasin dot. Disa nga frika dhe disa se kanë bërë një sy qorr për koncesionet e Ramës”, thekson në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here