Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.
Në një njoftim paraprak, policia thotë se rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, ndërsa janë vënë në kërkim të autorit.
Policia Kurbin / Informacion paraprak
Në lagjen nr.1 në Laç, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Laç, i cili është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.