Ndeshja e ditës në Kosovë, Milani përballet me Feronikelin…

0
169

Milani dhe Feronikeli ditën e sotme do të përballen midis tyre në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja fillon në orën 20:45.

Në faqen e tij zyrtare, klubi milanez ka publikuar një fotografi nga biblioteka kombëtare “Pjetër Bogdani” që ndodhet në qendër të Prishtinës.

Në krah të fotos,  i pyet tifozët e Milanit në Kosovë nëse janë gati për gati për të mbështetur skuadrën.

Kjo përballje po pritet me shumë entuziazëm, pasi tifozët e skuadrës së Milanit janë të shumtë në Kosovë.

Për fansat e “kuqezinjve” në Dardani , drejtuesit e skuadrës italiane, kanë përgatitur dhe një surprizë.

Ata do të sjellin trofeun e Champions League. Ky trofe i madh, i ngritur nga shumë kapitenë dhe i ëndërruar nga të gjithë futbollistët në botë, do të jetë sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here