Standard.al

Ka aq shumë flori sa mund të bëjë çdo banor të tokës miliarder

0

‘16 Psyche’, një ndër asteroidet më të mëdhenj të sistemit diellor, me diametrin e tij thuajse 250 km, është i mbushur me flori, platin, hekur dhe nikel dhe ka një shifër prej gati 10.000 milionë milliardë dollarë!

Kjo do të thotë se, nëse e sillnim në Tokë, do shkatërronte çmimet e materieve bazë dhe do provokonte kolapsin e ekonomisë botërore (me vlerë 75.5 trilionë dollar).

Ekspertët e njohin ‘16 Psyche’ prej kohësh, por potenciali i tij për të krijuar kaos në Tokë është diskutuar kohët e fundit nga një minator ekspert.

Scott Moore, që drejton ‘EuroSun Mining’, konfirmon se ‘Sasia tej mase e floririt në asteroid kërcënon të hedh industrinë e floririt në kaos, duke konsideruar se sasitë që dalin në treg çdo vit zvogëlohen në krahasim me floririn që gjendet në hapësirë’ deklaron për ‘Oil Price’.

NASA do nisë një mission për të eksploruar asteroidin në verë të 2022-shit. E titulluar ‘Discovery Mission’, do të arrijë në ‘16 Psyche’ rreth vitit 2026.

Të sjellësh një asteroid me këtë vlerë, do shkatërronte tërësisht ekonominë tonë globale, por fatmirësisht, agjensia hapësinore do impenjohet në mission për qëllime shkencore dhe nuk ka ndërmend të kryejë asnjë aktivitet për ta marrë në Tokë.

Image

NASA e konsideron ‘16 Psyche’, zbuluar në 1852 nga Annibale De Gasparis, nga Observatori Astronomik i Capodimonte në Napoli dhe riemëruar në nder të figurës mitologjike greke Psiche, i mbijetuar (sipas mitologjisë) nga rëniet e dhunshme të planetëve që ishin të zakonshëm kur sistemi diellor po formohej.

Kjo do të thotë se mund të na tregojë shumë gjëra se si janë të formuar bërthamat e Tokës dhe ato të planeteve të tjera të sistemit tonë Diellor.

Është e pamundur të ekzaminosh bërthamën e Tokës nga afër, por ‘16 Psyche’ mund të jetë bërthama e dalë nga një planet i vogël, që ka humbur shtresat e tij të jashtme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.