Standard.al

Ambasadorja e re e SHBA-së në Shqipëri krah sekretarit të Shtetit…

0

Para marrjes zyrtare të detyrës, ambasadorët e rinj të SHBA kanë marrë edhe porositë e fundit nga drejtues të lartë të Departamentit të Shtetit.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka zhvilluar një takim me disa ambasadore amerikane që do përfaqësojnë SHBA-të në vende të ndryshme të botës.

Mes tyre është edhe ambasadorja e emëruara për në Shqipëri, Yuri Kim.

Kim shfaqet në krah të sekretarit, ndërsa ky i fundit në rrjetet sociale shkruan:

“Kënaqësi që pata një takim me ambasadorët tanë të emëruar ndërsa përgatiten për të përfaqësuar popullin Amerikan dhe për të udhëhequr Departamentin e Shtetit nëpër botë. Faleminderit për shërbimin tuaj për vendin tonë dhe me krah të lehtë”.

Propozimi i Yuri Kim si ambasadore të SHBA në Republikën e Shqipërisë

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka propozuar emërimin e diplomates Yuri Kim si ambasadore të SHBA në Republikën e Shqipërisë.

Por, për të marrë vendimin përfundimtar, ajo duhet të kalojë votimin në Senat. Ambasadorja e re do të zëvendësojë ambasadorin Donald Lu, të cilit i mbaroi mandati  një vit më parë në Shqipëri për t’u transferuar në një vend tjetër. Njoftimi është bërë publik fillimisht nga gazetarët amerikanë dhe më pas është zyrtarizuar edhe përmes një postimi në faqen zyrtare të shtëpisë së bardhë.

Yuri Kim është një zyrtare e lartë karriere në Shërbimin e Jashtëm, dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit, 2015-2017, si dhe ka drejtuar Zyrën për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.

Ajo ka shërbyer gjithashtu si asistente e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe ka qenë anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut. diplomatja e propozuar për emërim në Shqipëri ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad, dhe më pas në Ambasadën amerikane në Ankara.

Yuri Kim ka studiuar në Universitetin e Pensilvanisë dhe të Kembrixhit. Ajo flet gjuhët koreane, kineze, japoneze dhe turke. Pas mbarimit të mandatit të Donald Lu, selia diplomatike e SHBA në Tiranë drejtohet nga zv/ambasadorja Leyla Moses -Ones.Në korrik të 2018  kur përfundoi mandati i ambasadorit Donald Lu, presidenti Donald Trump propozoi si ambasadore në Shqipëri Kathleen Ann Kavalec  e cila nuk kaloi për votim në senat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.