Standard.al

ZYRTARE/ Tirana godet sërish, transferon ish-kapitenin e Skënderbeut. Zbuloni për kë bëhet fjalë…

0

Bardheblutë e kryeqytetit kanë bërë një tjetër goditje të madhe këtë merkato, duke zyrtarizuar transferimin e Kristi Vangjelit. Ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë dhe Skënderbeut ka firmosur kontratën që e lidh me Tiranën për një sezon, ndërsa do të vendoset nën urdhërat e trajnerit Ardian Mema në fillim të muajit të ardhshëm.

Vangjeli është një përforcim i rëndësishëm për 24 herë kampionët e futbollit në vend, që kërkojnë të kthehen sërish konkurrues në Superligë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.