Vrasja e ‘Diabolik’-ut, autori po kërkohet në Shqipëri…

0
126

Hetimi i vrasjes së llojit mafioz të Fabrizio Pistelli-t, 53-vjeçarit që ishte kreu i një bande italo-shqiptare, po prihet nga evidentimi i gjurmëve të marrëdhënieve të ngushta të viktimës me shqiptarët.

Pistelli, i njohur ndryshe me nofkën ‘Diabolik’, u vra në pritë pasditen e djeshme brenda Parkut të Aqueductua në Romë. Mediet fqinje raportojnë se ‘Diabolik’-u, kryetifozi i ultrasve të ekipit të Lazios, është qëlluar me dy plumba pistolete, në shpinë dhe në kokë, që kishte arritur t’i shponte kafkën.

Mendohet se vrasja e tij ka lidhje me larje hesapesh, por hetimet janë ende në fazën fillestare, ndërsa autori po kërkohet në Shqipëri.

Seria e ekzekutimeve sipas hetuesve  ka nisur që nga vrasja e shefit të ‘Ndrangheta’-s, Vincenzo Femia-s, në vitin 2013.

Gjykuar nga rrethanat, 53-vjeçari është vrarë me paramendim. Viktima ishte ulur në një stol në Viale Monia së bashku me një person të dytë, shoferin e tij kuban, kur një mashkull i veshur me rroba sporti e qëlloi atë nga pas.

Në vitin 2016, Piscitellit iu konfiskuan 2 milion euro nga Guardia di Finanza. Ndërsa, në vitin 2013 ai u arrestua, sepse u konsiderua nga hetuesit si qendra e një rrjeti të trafikut të drogës midis Spanjës dhe Italisë.

Më pas, në 2015-n ‘Diabolik’ u shpall përgjegjës, së bashku me ultras të tjera, për zhvatje ndaj presidentit të Lazios, Claudio Lotito.

Emri i Piscitelli u shfaq edhe në gazetat e Mafia Capitale, ku prokurorët citoheshin ta cilësonin si drejtuesin e një grup kriminel italio-shqiptar, të quajtur ‘Batteria di Ponte Milvio’, që kanë lidhje me bosin e Camorras, Michele Senese, ‘O Pazz’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here