Standard.al

Temperatura ekstreme/ Qytetarët e Holandës në panik, mbi 2964 të vdekur gjatë muajit Korrik

0

Temperaturat e larta dhe i nxehti ekstrem ka shkaktuar panik tek qytetarët e Holandës. Numri i vdekjeve ka qenë shumë i lartë për shkak të temperaturave.

“Pothuajse 400 njerëz më shumë vdiqën në Holandë gjatë valës së të nxehtit rekord të Evropës”, tha të premten Agjencia Kombëtare e Statistikave holandeze CBS.

Sipas të dhënave, 2964 njerëz vdiqën në Holandë gjatë javës që filloi më 22 korrik dhe pjesa më e madhe janë të moshuar mbi 80 vjeç.

“Në total, 2964 njerëz vdiqën në Holandë gjatë javës që filloi më 22 korrik. Numri i të vdekurve në Holandë gjatë asaj jave ishte i krahasueshëm me normën e gjatë dy valëve të të nxehtit në 2006, të cilat ishin ndër më të gjatat në vend”, theksuan  studiuesit. Rreth 300 nga viktimat shtesë ishin midis njerëzve të moshës 80 vjeç dhe më të vjetër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.